Përmbytjet në Shkodër, Rama flet me shifrat e Bashkisë: Në 2010 ishin 2580 banesa nën ujë, sot janë vetëm 5

Nga rrjeti social Twitter ku po reagon pas çdo akuze që vjen nga PD-ja në lidhje me përmbytjet në vend, kryeministri Edi Rama shkruan se qeveria e ka mirëmenaxhuar situatën.

Teksa i referohet të dhënave të publikuara nga Bashkia Shkodër, Rama thotë se në vitin 2010 kur kryeministër ishte Sali Berisha në Shkodër kishte 2580 banesa nën ujë, ndërsa sot janë vetëm 5.

“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP