Përmbytjet, Rama: Nis faza e dytë për kurimin e plagëve

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale ka paralajmëruar nisjen e fazës së dytë, e cila ka të bëjë me atë që ai e quan “kurimi i plagëve të shkaktuara nga përmbytjet” në të paktën 4 qarqe në jug të vendit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë garanton sigurimin 100% të ushqimit për bagëtitë.

“Nis faza 2 për kurimin e plagëve të permbytjeve. Gati plani i madh i solidaritetit me njerëzit e prekur. Ushqimi i bagëtive i siguruar 100%”, shkruan Rama në rrjetet sociale. 

RAMA NË FIER: Presim një sasi të konsiderueshme fondesh nga BE

Kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me komunitetin e sipërmarrjes për të sensibilizuar solidarizimin në ndihmë të bvanorëve të zonave të përmbytura.

Në fjalën e tij me disa sipërmarrës që janë përfshirë me ndihmën e tyre për banorët e zonave të përmbytura, Rama foli për punën e bërë nga strukturat e shtetit dhe ka bërë thirrje për solidaritet për përballimin e situatës.

“Ajo që vlen të theksohet fort është se puna e strukturave të ndihmës së menjëhershme, qoftë forcat speciale dhe të emergjencave civile dhe gjithë forcave të angazhuara ka qenë e lavdërueshme sepse ka garantuar, të jepet edhe ndihma e domosdoshme. Nga ana tjetër këto struktura që janë ndispozicion, nuk janë të mjaftueshme pa rrjetin e solidaritet shoqëror , që do shtrihet nga sipërmarrje në vendin tonë tek sipërmarrja në Kosovë, ku janë marrë ndihma pozitive”, tha Rama.

 Ai lajmëroi edhe mbërritjen e 15 kamionë me ndihma nga Kosova për zonat e përmbytura në Jug të vendit.

”Sot janë nisur 15 kaminë të nduhmës së Kosovës . Rrjeti i solidariteti shkon dhe përtej shqipërisë dhe shqiptareve dhe është vënë në lëvizje mekanizmi i solidaritetit të BE-së, që konsiton në një diskutim sëmashku me KE-në në lidhje me një sasi të konsiderueshme fondesh dhe ndihmën e drejtpërdrejtë te vendeve anëtare të BE siç e sheh të arsyeshme ku mekanizëm në rastet e katastrofe natyrore”, tha Rama.

SHKARKO APP