Përmbytjet, Topi: Humben specialistët, shfaqen politikanët me çizme
Kryetari i Frymës së Re demokratike në një dalje për media ka folur për situatën e përmbytjeve në vend.
Bamir Topi fillimisht shprehu ngushëllimet për familjarët e Monika Arabashit, 38 vjeçares që humbi jetë ditën e sotme për shkak të përmbytjeve.
“Solidarizo hemi me banorët e zonave të përmbytura, e dimë dhe e ndiejmë hallin e tyre. Nuk ka hall më të madh se të të përmbytet banesa, të të ikë edhe ajo pak pasuri e vënë me shumë mundime edhe ato pak prodhime bujqësore. Edhe humbja e kafshëve shtëpiake është një problem i madh, por edhe dëmi psikologjik i banorëve nuk duhet të neglizhohet”, tha kryetari i FRD-së Bamir Topi. Në fjalën e tij Topi ka fajësuar politikën dhe institucion et të cilat ishin të pa përgatitura për këtë situatë.
Sipas Topit politika kujtohet për përmbytjet vetëm kur ato ndodhin.
“Tradita ka treguar se përmbytjet ndodhin në veri, por kësaj radhe përmbytjet janë nga jug deri në veri”, tha Topi.
Më tej, Topi tha se: “Ne e kemi në dorë që tëminimizoj më dëmet, njeriu e ka dominuar agresivitetin e forcave të natyrës qysh në primitivitet, sot është mundësia e parashikim it të situatës metereolo gjike në distancë. Disa kanale e parashikoj në situatën metereologjike një muaj më parë. E vetmja që nuk parashikon këtë gjendje është politika, sot janë në emergjence politika dhe institucion et shqiptare”. Topi ka komentuar edhe debatet e deputetëv e në parlament të cilat i ka konsideru ar jo profesional iste. “Nuk dua të abuzojmë me këtë gjendje ashtu siç ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë. Në vend që t’i kushtohet vëmendje situatës, dalin në pah politikanët me çizme”, tha Topi.
Sipas kreut të FRD në parlament askush nuk flet profesional isht, kanë humbur interpelanc at. “Politikanë t na janë bërë si reflekse të kushtëzua ra, sa del njëri del tjetri, ndonjëher ë del njëri 20 herë. Ku janë elitat? Elitat e kanë futur kokën mes këmbëve, nuk i lënë këta të dalin”, tha Topi.
Sipas Topit zhdukja e institucioni t që merrej me studimin e veprave ujore dhe kujdesej për projektet është një gabim. “Institucion i u shkri sa hap e mbyll sytë. Ku janë specialistët?”