Përmbytjet,Berisha: Qeveria i ka çuar paratë në zyrat e luksit dhe në orgji

“I morët paratë e përmbytjeve në shtator dhe i transferuat për luksin e zyrave tuaja dhe për orgjirat’, i është drejtuar sot qeverisë Rama, ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Berisha ka pranuar se përmbytjen e solli natyra dhe jo qeveria, por asnjë banor nuk është lajmëruar. “Qeveria duhet të ketë qëndrim më serioz. Kjo ishte një përmbytje e paralajmëruar ditë më para. Nuk ka dalë asnjë banor që ta pranojë se është njoftuar. Të gjithë kanë thënë nuk e dinim”, ka thënë në Parlament, Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka ligj për emergjencë civile, po këtu ligjet nuk ekzistojnë se ka vetëm mendje. Kur kam parë aksione të ndihmës tek përmbytjet, më janë dukur qesharake, të turpshme. Tha që do u japim banorëve ndihmën e plotë por ishin vetëm ca varka me llamarinë.”, shtoi më tej Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa u përket investimeve të kryera nga qeveria e tij vitet e kaluara, Berisha tha se janë jo më pak se 60 milionë euro, duke anatemuar qeverinë aktuale si një qeveri e epidemisë së vjedhjes së taksapaguesve shqiptarë.

 

“Analiza e kontrollit falas të bërë në 180 mijë raste, në Belgjikë, UK, USA, Suedi, Itali ka dalë në konkluzionin se këto kontrolle shëndetësore nuk shoqërohen me uljen e sëmundshmërisë tek njerëzit. Ky është kontrolli  Nushi-Beqja-Rama”, komentoi Berisha, një nga ''skandalet e fundit të qeverisë''.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?