Përparim Spahiu, deputet i LSI: Dibra ka nevojë për investime e jo fjalë

Deputeti i LSI-së për qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka reaguar sot në lidhje me mungesën e vizionit që sipas tij qeveria ka ndaj bashkisë ku ai edhe ka marrë mandatin për të përfaqësuar dibranët në Parlament.

Sipas Spahiut, Dibra kërkon menaxhim të mirë ekonomik dhe jo hartime partish. Deputeti Spahiu njihet për qëndrimet e tij me kurajo dhe me profesionalitet.

“Mungesa e vizionit dhe drejtimi i vendit me raporte partiake, tregues të qartë të inekzistencës së prioriteteve dhe paaftësisë drejtuese. Dibra ka burime njerëzore dhe natyrore, por kërkon menaxhim të mirë ekonomik, dhe jo hartime raportesh që shprehin nevoja emergjente për ristrukturime partie. Në fakt kështu është kur bashkëpunon me njerëz që dinë mjaft mirë si të “vjelin” vota, por nuk ja kanë “haberin” si drejtohet ky vend!”, ka thene ai.

SHKARKO APP