Përparim Spahiu, kandidat për kreun e LSI: Nuk vazhdohet më kështu

Deputeti Përparim Spahiu ka shpallur sot kandidimin për kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kandidimin Spahiu e ka njoftuar në një postim në Twitter. Ai thotë se duhet të ndryshojmë shumë gjëra në bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste dhe nuk mund të vazhdohet më kështu.

“Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet ti ndryshojmë në bashkëqeverisjen..!!!”,- shkruan Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahiu është kandidati i tretë për zgjedhjet e kreut të LSI-së. Në garë janë kreu aktual Ilir Meta, kreu i LSI-së së Tiranës, Shezai Rrokaj dhe së fundi deputeti Përparim Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet për kreun e LSI zhvillohen me parimin “Një anëtar një votë” më datën 6 nëntor.

https://twitter.com/rimspahiu/status/778187225372758018

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?