Përparim Spahiu: Vetë koka e Rilindjes puth e përqafon këdo që i del përpara, ndërsa LSI-në e gjobit

Drejtuesi politik i LSI për Tiranën, Përparim Spahiu, ka reaguar lidhur me gjobitjen e Endrit Braimllarit nga policia në Korçë.

Spahiu e ka quajtur të turpshme fushatën më urdhër nga lart për gjobitjen e përfaqësuesve të LSI-së.

Në një postim në Facebook, Spahiu shkruan se “Vetë koka e Rilindjes puth e përqafon këdo që i del përpara kur bredh lart e poshtë nëpër Shqipëri, ndërsa përfaqësuesit e LSI-së i gjobit.

Në vijim postimi i plotë i Spahiut në Facebook

E turpshme fushata me urdhër nga lart e policisë për gjobitjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
LSI kryen aktivitete politike si çdo parti tjetër, duke i lënë porosi njerëzve për respektimin e distancave dhe pajisjen me maska, si pjesë e masave anti-COVID.
Por, gjobat selektive tregojnë se përtej merakut qeveritar për shëndetin publik, qëndron lufta e pisët politike.
Pak ditë më parë, KM tha se e mirëkuptonte një komedian të njohur i cili mblodhi mbi 300 vetë në një sallë të mbyllur.
E pra, ky mirëkuptim fals nuk vlen për aktivitetet e LSI, por për çdo gjë tjetër po.
Vetë koka e Rilindjes puth e përqafon këdo që i del përpara kur bredh lart e poshtë nëpër Shqipëri.
Miqtë e mi, pandemia na ka diktuar kushte të reja. Të gjithë duhet të ruajmë njëri-tjetrin.
Por, kjo situatë nuk duhet t’i shërbejë pushtetit të diktojë rregulla të ndryshme për vete dhe për të tjerët.
Edhe pak javë na ndajnë nga referendumi për të larguar nga kolltuku arkitektin e luftës së klasave në Shqipëri.
Fitore!

SHKARKO APP