“Përpjekje për një puç në PD!” Basha thirrje Sali Berishës: Mjaft ndihmove Edi Ramën!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar sot në një deklaratë për mediat pasi Sali Berisha dorëzoi të mërkurën firmat e delegatëve për të thirrur Kuvendin Kombëtar.

Kryedemokrati i bëri thirrje Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi “nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar” dhe tha se ka pasur “përpjekje për një puç brenda PD”.

Prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore siç i di rregullat e kësaj partie sepse ke qenë kryetar i kësaj partie boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.

PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij, ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe siç e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë”,- u shpreh Basha.

SHKARKO APP