Përplasja Berisha-Basha, Fevziu: Njëri do të eliminohet politikisht
Përplasja Berisha-Basha është tema që flitet në çdo studio televizive. Për Blendi Fevziun, njëri mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do të eliminojë tjetrin politikisht. Për të fundi i PD-së do të jetë nëse përplasja Basha-Berisha do të shkojë në një betejë ligjore.
”Nuk është ndonjë çudi që të ketë një kohezion të brendshëm pasi të zgjidhet. I vetmi skenar i keq për PD do ishte zgjatja apo zvarritja në procese legale, juridike, të zgjatura me gjykata. Partia politike është frymëzim, ide dhe jo vetëm procedurë.
Nëse shkon në një betejë legale të gjatë, atëherë ky do të jetë fundi i PD. E them këtë me bindje të plotë edhe pse njerëzit nuk e besojnë, mund të çojë në krijimin e partive të tjera opozitare, ndoshta edhe me emra jo të njohur. Vendi nuk mbetet kurrë pa opozitë.
Do të marrë pak kohë. Do t’i japë Ramës mundësinë që të mbetet edhe pak kohë në pushtet, por ky mesa duket paska qenë fati i tij se sa aftësia e tij, por vendi nuk mund të mbetet pa opozitë”, tha ai në ”Tv Klan”.