Përplasja me ndërkombëtarët, Meta: Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar sonte në Open, përballë gazetarëve për konfliktin më të ri me qeverinë për Gjykatën Kushtetuese.

“Pse u shpall non-grata ambasadori i OSBE, Boschard?”, ishte pyetja e pare e moderatores, Eni Vasili.

“Disa diplomatë janë bërë si leckat e Edi Ramës. Jo vetëm janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për dështimet e tij. Non Grata për Borchard për t’i treguar kufirin këtyre diplomatëve që vënë në dyshim dekretet e Presidentit. Presidenca është simbol i sovranitetit”, u shpreh Presidenti Meta.

Meta tha se jemi shumë vonë si shtet për ti treguar vendin disa diplomatëve të huaj që e kanë kthyer në sport vënien në diskutim institucionet e shtetit shqiptar.

“Kjo mund të ndodhte edhe më herët. Disa nga diplomatët, e kanë tepruar. Nuk mund të vëjë në diskutim institucionin e presidentit. Presidenca nuk është e Ilir Metës, por i shteit shqiptar. Por a është në kompetencën e diplomatit kjo?”- e pyeti Eni Vasili.

“Nuk është në kompetëncën e një diplomati të bëjë në diskutim dekretin e presidentin për zgjedhjet pasi bëri që ai dekret të mos merrej seriozisht”, tha Meta.

“Të gjithë e dinim që s’do të hapeshin negociatat në tetor. Nuk u hapën, dhe disa mbështesin sërish Edi Ramën, në çdo veprim të tij. Çdo vit shtohen kushtet. Po të kishim bërë reforma do të hapeshin negociatat”, vijoi presidenti.

Gazetari Robert Rakipllari e pyeti nëse Boschard ka një qëndrim tjetër nga ai i OSBE-së?

“Non-grata nuk është shpallur OSBE. Ështe shpallur Boschard dhe jo OSBE. Ka qëndrime të tij, ndryshe nga OSBE”, tha Meta.

Meta shkoi edhe më tej. Ai akuzoi edhe Luigi Sorecën, Ambasadorin e BE, si njëri prej shumë diplomatëve, por sigurisht jo të gjithë për t’i dhënë Edi Ramës të gjitha institucionet e Drejtësisë

Ilir Meta hoqi çdo mburojë politike, duke folur me terma që përdorin edhe rrethe të ndryshme shoqërore, sikurse ishte edhe një bisedë e tij me Fatmir Xhafajn.

“Fatmir Xhafaj më tha duhet të flas me Rrugën e Elbasanit, duke nënkuptuar Ambasadën Amerikane” – tha Meta.

Ndërkohë për ndërkombëtarët të gjithë kanë qenë kundër Presidentit – deklaroi Meta, teksa iu referua më së shumti qëndrimeve të tyre rreth dekretit për zgjedhjet lokale.

lajmi në përditësim…

SHKARKO APP