Përplasja Meta-Basha, Gjiknuri: Presidenti po përcakton të ardhmen e tij politike
Sekretari i përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta për raportet me Lulzim Bashën. Gjiknuri tha se kreu i shtetit po sillet si aktor i deklaruar politik, ku sipas tij po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.
Pyetje: Si i komenton qëndrimet e fundit të Ilir Metës, i cili duket se ka ndryshuar disa herë qëndrim gjatë legjislacionit te tij?
Gjiknuri: Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti si aktor i deklaruar politik si duket po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.
Komisioni i reformës zgjedhore është drejt fundit. Cilat janë risitë?
Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore.
KOHA JONË SONDAZH

