Përplasja në Elbasan/ Bylykbashi: Rama po provokon, kërkon të krijojë diversion
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për përplasjen mes militantëve të PS-PD që u shënua në Elbasan për Ditën e Verës. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në ”Vizion Plus”, Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po provokon dhe po nxit dhunë.
”Ne jemi përpara një strategjie të qartë provokative të Edi Ramës dhe të të gjithë shpurës së tij që gjykojnë se në këtë situatë që përkeqësohet gjithmonë e më tepër rezultati i sondazheve.
Shqiptarët nuk durojnë më dhe presin 25 prillin si moment për të larguar Edi Ramën, e gjithë strategjia e tij është të krijojë diversion për të larguar vëmendjen nga situata e rëndë ekonomike, e pandemisë.
Ju e patë dje Edi Ramën të rrethuar me kriminelë. Opinioni shqiptar e ka dënuar fort atë që ndodhi dje. Uroj që Rama të tërhiqet shpejt nga kjo sepse opozita jo vetëm tërhiqet, por synojmë të fitojmë zgjedhjet”.