Përplasja për Gjibraltarin, Londra akuzon Spanjën se shkeli sovranitetin britanik

 

Londra ka akuzuar Spanjën për shkelje të sovranitetit britanik mbi Gjibraltar, duke deklaruar se mjetet lundruese shtetërore spanjolle kishin hyrë në mënyrë të përsëritur dhe të paligjshme në ujërat territorialë të Britanisë pa njoftuar më parë.

Akuza është ngjarja më e fundit në një radhë të gjatë mospajtimesh diplomatike mes Britanisë dhe Spanjës në lidhje me territorin që i është dorëzuar britanikëve rreth 300 vjet më parë por që sot autoritetet spanjolle pretendojnë ta bëjnë sërish të tyrin.

Një zytar i lartë i Zyrës së Jashtme britanike tha se këto inkursione të përsëritura në ujërat e Gjiblartarit britanik janë një shkelje e qartë e sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar nga një vend i BE-së dhe se çështja do të trajtohet me urgjencë me autoritetet spanjolle.

Por Ministria e Jashtme spanjolle ka deklaruar se ujërat janë territor i Spanjës dhe se anijet spanjolle kanë patrulluar në këto ujëra për të kontrolluar aktivitetet e paligjshme si trafikun e duhanit apo peshkimin e paligjshëm.

SHKARKO APP