Përplasje edhe brenda sallës së Kuvendit, Garda rrethon foltoren

Përplasje dhe tensione edhe brenda sallës së Kuvendit.

Ndërsa nisi qetë, nuk ka vijuar e tillë seanca e sotme e Kuvendit.

Pak pasi nisën fjalën ministrat, deputetët e opozitës të cilët ndodhen në sallë, i janë afruar foltores dhe nuk kanë lejuar që të vijohet fjala.

Menjëherë më pas ka ndërhyrë Grada, e cila është bërë “gardh” para foltores.

Më pas, deputetët e PD-së, që kanë qenë në sallë, kanë dalë jashtë me karriget e tyre në duar.

SHKARKO APP