Përplasje në mbledhjen e PD

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-­së ditën e sotme ka pasur jo pak debate. Nga burime në PD mësohet se deputetja Jozefina Topalli është shprehur kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve Vlahutin dhe Lu në këtë mbledhje.

Pjesëmarrja e tij lidhet drejtpërdrejt me miratimin e reformës në drejtësi, mirëpo Topalli është kundër pjesëmarrjes së ambasadorit Lu në këtë mbledhje, raporton Panorama.

Ky i fundit ka folur me tone të ashpra disa ditë më parë, kur tha se “do të digjej ai udhëheqës politik që bllokonte reformën në drejtësi”. Ndërkohë, mbledhja e sotme kishte temë reformën zgjedhore, por debati ka devijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është rast unik në botë që një ambasador të thërrasë në mbledhje një grup parlamentar”, mësohet të ketë thënë Topalli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?