Përplasje të dhunshme midis Policisë dhe pronarëve të lokaleve në Velipojë (VIDEO)

Që prej ditës së djeshme ka nisur një aksion masiv në Velipojë për pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.

Aksioni ka nisur dje, ndërsa sot situata është rënduar dhe është dashur që në bregdet krahas forcave të policisë të mbërrijnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë në tokë biznesin. Ndërsa qytetarët janë shpërndarë me gaz lotsjellës.

Pronari i një biznesi i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojnë vendimet për prishjen e bizneseve të tyre sepse ajo është puna e 30 viteve dhe ata nuk janë serbë që të trajtohen në atë mënyrë.

“Ju që keni ardhur këtu kishit shkuar me kapur drogën. Ju shkoni te drogë jo te mundi dhe të djersa. Kemi punuar për 30 vite dhe nuk mund të na e prishni për pesë minuta. Ne nuk jemi serbë. Jemi shqiptarë, jemi velipojanë, na janë bërë duart gjak”, tha pronari i një prej subjekteve.

Sikurse shihet edhe nga fotot në subjektin që është parashikuar të shembet sot qëndron pronari i subjektit, i cili thotë se do të qëndrojë aty për të mos lejuar rrëzimin në tokë të biznesit.

SHKARKO APP