Përplasjet me PDIU për çështjen çame, Meta: Nuk cënojnë koalicionin. Jam i orientuar nga rezultati

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi sot para gazetarëve se qëndrimet për çështjen Çame, e cila ka qenë objekt diskutimesh dhe debatesh mes palëve, nuk ka të bëjë me raporte koalicionesh dhe se ato nuk e tronditin aleancën. Ai theksoi se është i orientuar drejt rezultatit dhe jo retorikave.

“Jam shumë i bindur se këto çështje s’ka të bëjë me raportonte koalicioni, pro është një çështje me interes të të gjithëve që të gjej një zgjidhje. Unë jam i orientuar nga rezultati dhe jo retorika.”, tha Meta. Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me pohimet e tij se ka raste kur ka shantazhe për votën, Meta tha se ky është problem aktual.

“Unë përmenda disa fenomen shqetësuese të procesze3ve zgjedhore që askujt mos t’i shkojnë mendja për të tentuar blerjen e votës. Kemi dëgjuar që kjo gjë ka ndodhur në raste të caktuara. presione të administratës ndaj votueseve për të marrë një vend pune apo për të ikur nga vendi i punës. Përderisa raste të tilla kanë ndodhur, duhet të merren masa që askujt mos ti shkojnë ndërmend të cenoje lirinë e votueseve, pasi e dimë se kushdo që humbet në Shqipëri do përqendrohet tek ky fenomene.”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeparlamentari theksoi se propozimi për listat e hapura është një kërkesë demokratike. “Mendoj se është një kërkesë mjaft demokratike edhe pse kërkon reformë zgjedhore, nuk bëhet me kushte, por me konsensus.”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?