Përplasjet te “5 maji”, Veliaj: Ka marrë fund koha e të fortëve, Vëllezërit Marku objekt i OFL-së!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguron se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga projekti për ndërtimin e lagjes së re te “5 Maji”.

Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive ajrore, Veliaj komentoi protestën e sotme te lagjja e re që po ngrihet te zona “5 majit”, teksa tha se asnjë trafikant apo kriminel nuk mund ta ndalojë punën e nisur aty për strehimin e të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ne nuk mund të kemi sot hapësira, qoftë edhe tek Bregu i Lumit, që të zaptohen nga të fortët që thonë: Nuk dua të bëhet rruga, nuk dua të bëhen pallatet për tërmetin, sepse i kam zënë unë. Për gjithë kolegët e medias, nëse bëni një kërkim në Google me fjalët ‘Vëllezërit Marku/OFL’, do të shikoni se ata që sot thanë se do të vrisnin kryetarin e bashkisë, tashmë u janë sekuestruar 5 milionë euro prona dhe 18 makina. Si ka mundësi që dikush që është kriminel i skeduar mund të kanosë këdo, përfshirë kryetarin e Bashkisë, apo forcat e policies, apo inspektorët, apo ata që janë për t’i shërbyer publikut? Koha kur laci, i forti, zaptuesi, krimineli, trafikanti bënte ligjin në këtë qytet, ka mbaruar. Nuk ekziston më”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?