Përqindje e ulët në votime, Berati “90% bojkot” deri në drekë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lefterie Luzi, gjatë një konference shtypi deklaroi se procesi i votimit vijon normalisht, ndërsa pjesëmarrja në votime deri në orën 13.00, në shkallë vendi, është 27.9%. Më pak njerëz në votime kanë shkuar deri tani në Berat dhe më tepër në Gjirokastër.

Sipas znj. Luzi, në total në rang vendi në 711 qendra votimi nga 5200 gjithsej, pjesëmarrja në votime shkon në 27.9 % deri në orën 13.00.

Përqindja e pjesëmarrjes në 711 qendra votimi (pasi këto qendra arritën të bëjnë lidhjet përkatëse me KQZ-në) janë:

 

Berati me 10.56%

Dibra me 30.89 %

Durrësi me 24.94%

Elbasani me 28%

Fieri me 25.4%

Gjirokastra me 29%

Korça me 23%

Kukësi me 34%

Lezha me 17%

Shkodra me 24%

Tirana me 28%

Vlora me 24%.

 

SHKARKO APP