Petrela ka një qendër të re rinore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, dhe CEO i Raiffeisen Bank për Shqipërinë, Christian Canacaris përuruan Qendrën Rinore në Petrelë. Një tjetër premtim i mbajtur ky, nga Bashkia e Tiranës. Veliaj falenderoi ministren Muzhaqi, e cila nëpërmjet thirrjes së shpallur nga AKR ka mbështetur 30% të vlerës ndërtimin e Qendrës, po ashtu i shprehu mirënjohjen për mbështetjen Raiffeisen Bank dhe CEO-s Canacaris, për donacionin e dhënë për mobilimin modern të qendrës.

Petrela është kthyer në një laborator urban të Tiranës, ku përzjehen dy realitete: realiteti rural dhe realiteti i zonave rezidenciale. Këtu takohet fiks fshati me qytetin, ndaj jam krenar që një nga nishanet e Vitit të Rinisë, ta kishim këtu në Petrelë, për të dhënë një mesazh se po investojmë edhe në periferi me të njëjtën cilësi në infrastrukturë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?