Përvjetori i vdekjes së Skëndërbeut: Një qeveri batakçinjsh, të shitur dhe pa personalitet nuk flet asgjë për të!
Nga Petrit Vasili
Këpucëlëpirësit e qeverisë përballë lavdisë shekullore e madhështore të Skenderbeut tonë!
Nderi dhe krenaria shumëshekullore e Skenderbeut ndrin dhe është nderi i çdo shqiptari.
Ndrin dhe shkëlqen anë e mbanë botës.
Është pranuar kjo madhështi e Skendebeut me përulësi dhe nderim nga miqte dhe armiqtë.
Ja ç’thonë me gojën e tyre.
Sulltan Mehmeti kur mori vesh për vdekjen e Kryeheroit tonë tha:
”Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.
Mjerë krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.
Mbreti Ferdinand i Napolit e quante Baba!
Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë e quanin “Atlet i Krishtit”.
Mbretëresha Elisabetë e Parë: “Shfarosës i turqëve”.
Ndersa Volteri shprehej:
” Sikur perandoret e Bizantit të ishin si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte shpëtuar”.
Një shesh madhështor ” Piazza Albania” ndodhet në Romë ku ndrin e nderohet Statuja e Skenderbeut mbi kalë, pikërisht në kryeqendrën e Cezarëve dhe të perandorisë më të lavdishme të të gjitha kohërave, perandorisë Romake.
Armët e tij ruhen me nderim ne Muzeun e Vjenës.
Ndërsa në Shqipëri një qeveri batakçinjsh, të shitur dhe pa personalitet, nuk flet asgjë, por më të rëndësishme ka t’uu bëjë hosana pesë kacidheve lëmoshë e t’u lëpijë këmbët sevapçinjve.
Skenderbeu ndrin dhe kurajua krenare e tij për t’u përballur e për të lartësuar emrin e Arbërit do të na udhëheqë gjithmonë.
Sa për këpucëlëpirësit ka një vend edhe për ta në koshin e plehrave të historisë.