Pesë kandidatë, katër prej tyre gra, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata e Lartë njofton se pesë kandidatë kanë aplikuar për plotësimin e një vendi vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në njoftimin e saj, Gjykata e Lartë thotë se kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/çtë ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
1. Brunilda Kadi
2. Elsa Miha
3. Holta Zaçaj
4. Juliana Latifi
5. Sandër Beci
Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguarKëshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.