Petrit Vasili: 13 tetori të shërbente për reflektim. Rasti i Valdrin Pjetrit, Rama i përdor dhe i lëshon

Nenkryetari i LSI, Petrit Vasili ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për aktualitetin politik, situatën ekonomike në vend, marrëdhëniet e brendshme brenda opozitës si dhe hodhi akuza ndaj qeverisë.

Për Vasilin, 30 Qershori nuk ekziston, është një datë e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës. Zgjedhjet dhe datën e tyre sipas tij e vendos vetëm Presidenti i Republikës. “Presidenti ka krijuar një hapësirë të re, dhe nga pikëpamja juridike ai përdori të njëjtën lëvizje që kanë përdorur paraardhësit e tij. KQZ ka bërë një shkelje të rëndë duke mos pranuar kërkesën e partive opozitare për regjistrimin në zgjedhjet e 13 Tetorit”, tha Vasili.

Ai foli edhe për zhvillimet më të fundit që kanë të bëjnë me skandalin e denoncuar nga Partia Demokratike të lidhjes së kryebashkiakut të ri të Shkodrës me krimin, ku u përgjigj edhe për mundësinë që zgjedhjet në Shkodër të përsëriten.

Pjesë nga intervista

LSI, PR dhe PAA ishin 3 nga partitë që bënë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit, ndersa PD, jo. Mos ka ndodnjë përçarje mes opozitës?

Vasili: Nuk ka asnjë përçarje brenda opozitës. Të gjithë e kemi pranuar se 13 Tetori është një datë e ligjshme. Praktikisht është fare e qartë, se zgjedhjet nuk do të mbaheshin, por në këtë rast ishte kjo strategjia e zgjedhur nga opozita. Por ne jemi një front i madh dhe në një mendje për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira lokale dhe rikthimin e demokracisë në vend.

A i qëndroni kushtit pa Ramën kryeministër?

Vasili: Si mund të shkohet në zgjedhje me një hajdut zgjedhjesh që e provojnë dosjet 339 dhe 184, kush mund të mendojë që duhet të shkohet në zgjedhje me këtë situatë. Nuk është një përplasje mes presidentit dhe kryeministrit. Ne kemi një kryeministër që dy shinat e tij janë, i inkriminuar dhe idiot, nuk do të shikoni kurrë një kryeministër të një niveli të tillë dhe të lidhur kështu me krimin.

Akuzat më të fundit të PD-së kundrejt Valdrin Pjetrit lidhur me të shkuarën e tij. Në rast se këto akuza do të vërtetohen, a do të kërkoni zgjedhje të tjera në këtë qytet?

VasiliNe e kemi thënë vazhdimisht se zgjedhjet e 30 Qershorit janë të paligjshme. Sa për Valdrin Pjetrin, ai është një i pafytyrë që nuk i vjen turp atij dhe familjes së tij që pranoi të kandidoje. Por ai ka pranuar se ortakun e tij ka pasur Edi Ramën dhe për këtë ka pasur të drejtë, pasi ka thënë se Rama e ka pranuar edhe Roshin në Kavajë, edhe Bushin në Krujë etj. Kjo është fytyra e 30 Qershorit dhe fytyra e Edi Ramës. E dini cfarë? Unë Valdrin Pjetrin e konsideroj si Edi Ramën, këtu nuk bëhet fjalë më për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Shkodrës, ju e kuptoni që pasi mburren me 6% të votave, dhe e tundin si triumf, këta janë të shplarë.

SHKARKO APP