Petrit Vasili 4 pyetje SHBA-së dhe BE-së në Tiranë për rolin e ONM-së: S’e pyet më kush!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i drejtohet me katër pyetje publike rezidencave të SHBA-së dhe BE-së në Tiranë lidhur me rolin që ka tashmë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të institucioneve të reja të drejtësisë që u ngritën si pasojë e reformës në drejtësi.

Reagimi i Vasilit

4 pyetje SHBA-së dhe BE-së në Tiranë për ONM-në që s’e pyet më kush!

Po çfarë duhet Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që e kemi edhe në Kushtetutë, është edhe me juristë nga SHBA dhe BE, kur nuk e dëgjon njeri???

Kë besoni më shumë ONM-në, apo SPAK-un?

A ka integritet reforma në drejtësi kur ONM-së ia përbuzin opinionet që jep?

Po SHBA dhe BE në Tiranë a janë të lumtur që ONM-në e tyre nuk e begenis njeri?

SHKARKO APP