Petrit Vasili: A do ta padisë Makroni Edi Ramën për shpifje?

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi dje se kryeministri Edi Rama teksa fliste për negociatat nxori si gënjeshtar presidentin francez Emannuel Macron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shtron pyetjen nëse Macron do ta padisë Ramën për shpifje.

“Skandali. A do ta padisë Makroni këtë Edi Ramën per shpifje? (VIDEO)
Dje Edi Rama në mënyrë të pacipë dhe plotësisht i vendosur në zanatin e gënjeshtarit ordiner, pa qenë hiç fare prezent në tavolinën ku diskutoheshin negociatat, duke u përpjekur të nxjerrë gënjeshtar Presidentin Makron tha:
“Nuk ka patur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka patur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Damimarka.”

Presidenti Makron shumë qartë, me zë dhe me figure deklaroi se një shumicë vendesh ishin kundër Shqiperise. Ja deklarata e Presidentit Makron:
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”.
A do ta padisë për shpifje Presidenti Macron këtë Edi Ramën?
Sigurisht që jo. Askush nuk e ka kohën tepër që të merret me një të marrë. Ne jemi të detyruar, sigurisht nga halli, sepse na ka mbetur i marri në derë.
Megjithatë shiheni edhe një herë në VIDEO deklatatën e Presidentit Makron edhe me titra shqip bile, që të bindeni se çfarë gënjeshtari ordiner kryeministër kemi ne me këtë biçimin Edi Ramën”, shkruan Vasili.

SHKARKO APP