Petrit Vasili: Akuza e Doshit, shantazh ndaj Metës
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, është sonte i ftuar te “5 pyetje nga Babaramo” për të folur rreth situatës aktuale politike. Një nga pikat e intervistës, do të jetë edhe nëse do të mund të funksionojë Parlamenti me protestat e PD dhe a do të japë dorëheqje kreu i Kuvendit, njerhazi kreu i LSI-së, Ilir Meta. Gjithashtu Vasili do të pyetet edhe për akuzat e Tom Doshit dhe për arsyen përse Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së dëshmoi në Prokurori. Por edhe çështjet e së ardhmes do të jenë pjesë e intervistës e “5 pyetje nga Babaramo”, se si do zgjidhen kandidatet e te majtës për lokalet. Intervista e Petrit Vasilit në "5 pyetje nga Babaramo"
A mund të funksionojë normalisht Parlamenti, në këtë situatë?
Funksionimi normal i Parlamenti detyrim Kushtetues. Por edhe nj angazhim i çdo deputeti. Çdo lloj tensionimi politik, apo edhe situatë qesharake si ky i tanishmi, tregojnë padurimin për të ardhur në pushtet.
Pse Meta nuk bën të njëjtën gjë si në vitin 2011?
Jo po më shtrëngoni të marr seriozisht një problem që e kam të vështirë ta marr si të tillë. Histori njerëzish të pretenduar se kanë bërë diçka. Njerëz që kanë thënë në fillim se është kunati i Berishës, porositësi, pastaj dolën gjëra të tjera. Kësaj maskarade, që ka pasur qëllime për të bërë shantazh.
Çfarë interesi ka pasur Doshi t’i bënte shantazh Metës?
Këtë e di Doshi. Shembulli i Prokurorisë për t’u përshëndetur. Mos përjashtimi i askujt për t’iu marrë në pyetje. I kemi sqaruar që të gjithë. Të gjithë ata që ishin pretenduar se dinin gjë kanë mohuar se dinin gjë dhe kanë pohuar se kjo ishte një Sajesë.
KOHA JONË SONDAZH

