Petrit Vasili: Ballkani i Hapur, një kotec pa dyer e dritare, që sjell oksigjen vetëm për Serbinë

Nga Petrit Vasili

Humori i zi i Ballkanit të hapur, përballë Shqipërisë në autarki kriminale dhe oligarkike të Edi Ramës!!
Është vërtet një humor i zi histeria propagandistike e Ballkanit të hapur, përballë autarkisë së Shqipërisë së keqeverisur të Edi Ramës.
E kufizuar, e asfiksuar dhe refuzuar nisma e Ballkanit të hapur ngjan me një kotec pa dyer e dritare, por me një vrimë të vetme, që sjell oksigjen vetëm e vetëm për Serbinë.
Shqipëria është pjesëtarja më qesharakë dhe më e poshtëruar mes tre anëtarëve të Ballkanit të hapur dhe për shkak të Ramës ngjan si lolua i vetëm mes të treve.
Rama krijuesi i një autarkie të kriminale dhe oligarkike në Shqipëri e ka mbyllur ekonomine në pësë duar oligarkësh, që rrëmbejnë gjithçka duke varrosur tregun e lirë, konkurrencën dhe duke e bërë Shqipërinë aspak kompetitive në Ballkan e më gjerë pra të asfiksuar ekonomikisht dhe lavatriçe të parave të pista.
Qeveria e Ramës është realisht absorbuesja më dobët e investimeve të huaja dhe thithja e tyre është në një renie pikiatë krahasuar me Serbinë dhe Maqedoninë dhe Shqipëria rezulton me treguesit më mizerabël në tërheqjen e këtyre investimeve.
Politikat subvencionuese të qeverisë së Ramës janë shumë të dobëta, të mbyllura klienteliste dhe janë shumë shumë larg Serbisë dhe Maqedonisë duke e bërë Shqipërinë bishtin e kavallit të treshes së famshme të Ballkanit të Hapur.
Funksionimi i drejtësisë në Shqipëri është pak te thuash turp, pasi kapja e drejtësisë nga Rama dhe destruktimi e paralizimi i saj kanë bërë zero garancite juridike duke e ekspozuar biznesin përpara agresivitetit korruptiv dhe arbitrar te qeverise se Rames ku ai eshte i pambrojtur dhe shume i atakuar. E kundërta ndodh në Serbi dhe Maqedoni ku këto garanci janë të mbrojtura dukshëm më mirë duke e motivuar biznesin vendas dhe të huaj të investojë fort në këto vende.
Korrupsioni galopant dhe i pandëshkueshëm i qeverisë, që ka prodhuar një kolaps ekonomik në shifra të frikshme e ka mbyllur akoma më keq Shqipërinë duke e bërë thjesht një vend të degraduar, që manipulohet më lehtësi nga pjesëtaret e tjerë të klubit tresh të Ballkanit të hapur.
Të vetmen gjë që Rama dhe të tijtë e kanë bërë fort dhe egërsisht ka qënë atakimi i Kosovës dhe liderëve të saj me formë e me çdo mjet duke filluar nga kufijtë e Kosovës dhe sulmeve të poshtra ndaj kryeministrit Haradinaj më parë dhe sot ndaj kryeministrit Albin Kurti,.
Stigmatizimi dhe urrejtja milosheviçjane e Ramës ndaj Kosovës me një kurajë, që askush s’e ka pasur me parë është shërbimi i vetëm, që Rama i ofron treshes.
Në çdo pikëpamje del qartë, që Rama është lolua i klubit tresh të Ballkanit të Hapur dhe Vuçiçi që e udhëheq atë me vasalin antishqiptar dhe antikosovar Rama.
Autarkia ne Shqipëri e prodhuar nga Rama qoftë në pikëpamje politike, ekonomike dhe shoqërore s’ka asnjë lidhje me hapjen e propaganduar, por vetëm me shërbimin, që ajo po i bën lidershipit serb për të goditur Kosovën e për të realizuar ëndrrën e çmendur e të parealizueshme të pasjes së udhëheqjes politike të të gjithë Ballkanit nga Serbia.
Autarkia shqiptare thjesht provon “asgjënë” e Ballkanit të Hapur për shqiptarët dhe kosovarët, por thjesht sabotimin prej tij me çdo mjet e formë të integrimit euroatlantik të Shqipërisë e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?