Petrit Vasili: Çfarë “halli” apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?

Nga Petrit Vasili

Çfarë “halli” apo lobimi e vuri Venecian kundër ODIHR dhe kundër vetes!?
Venecia ka bërë opinionin e saj ndaj kërkesës së Shoqatës se Kryetarëve të Bashkive për zgjedhjet lokale moniste të 30 qershorit.
Është dukshëm një opinion i mbërthyer nga një “hall” i madh sepse opinioni i kundërvihet hapur dhe në mënyrë vetëvrasëse raportit final të ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thotë qartë:
“Pasiguria u rrit më tej nga mosmarrëveshja midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Vetëm Gjykata Kushtetuese është e autorizuar të gjykojë mbi kushtetueshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës.”
Por Venecia sërish nën ngërçin e “hallit” del edhe kundër vetes sepse në Opinionin Final nr. 959/2019 thotë:
“Dekreti i Presidentit nr. 11199, datë 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, datë 27.6.2021 2019, nuk u kundërshtua siç duhet përpara ndonjë gjykate sipas procedurave kryesore (as përpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykatës Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnjë qëndrim dhe nuk u dëgjua në procedurat para KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor. Këto organe e konsideruan Dekretin e tij të pavlefshëm, për t`u dukur i parëndësishëm”.
Ndersa në opinionin e dy diteve më parë të 13 tetorit 2021 Venecia në një kontradikte vetëvrasëse thotë:
“Vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet”.
Ndërsa ODIHR ne opinionin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thotë:
“Duke iu referuar rastit të kërkesës së Partisë së Uniteti Kombëtar për t’u tërhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve përkatëse të Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u vërejtën me shqetësim:
mungesa e paanshmërisë së KQZ dhe votimi i anëtarëve të saj mbi linja partiake;
fakti që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor janë subjekt i procesit të vetingut, që mund të ndikojë sigurinë e mandatit të tyre dhe potencialisht pavarësinë e tyre në vendimmarrje”.

A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959/2019 dhe Raportin final të ekspertëve të pranuar ndërkombetarisht të ODIHR?
Pergjigja është sigurisht: PO!
Atëherë pyetja e madhe, qe shtron kushdo është:
Çfarë halli apo ç’lobim e vuri Venecian në këtë pozicion vërtetë qesharak sa që e detyron ti kundërvihet ODIHR dhe vetes?
Zgjedhjet moniste të 30 qershorit u zhvilluan pa dekret të Presidentit, me bojkotimin e 85 % të popullit, me një vote të hapur dhe jo të fshehtë pra ishin zgjedhje partiake të rilindjes dhe jo zgjedhje të përgjithshme lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?