Petrit Vasili: Çfarë turpi?! COVIDI në kulm, këta grabisin paratë me “Check-up”

Nga Petrit Vasili

COVIDI në kulm, këta grabisin paratë me CHECK UP, çfarë turpi!!
Situata tepër e rënduar e COVID kërkon financime të mëdha për spitalet, qendrat shëndetësore, për vaksinat dhe kryesorja për rimbursimin e barnave të të sëmurëve me Covid.
Para nuk ka për asnjë nga këto.
Këngëtarja e njohur Bebe Rexha bën thirrje për ndihme për Spitalin e Dibrës për shkak të mungesave të mëdha.
Ndërsa këta vazhdojnë të shpenzojnë pa pike turpi dhe të bëjnë rrush e kumbulla paratë për koncesionin e Check Up.
Turistët holandezë thonë publikisht që gjendja në Spitalin Infektiv në Tiranë është skandaloze për sa i takon kushteve të shërbimit dhe këta të rilindjes vazhdojnë paturpësisht me Check Up.
Kapja e shtetit nga rilindja po sjell vetëm plaçkitje të parave të shqiptarëve, por kjo e financimit të Check Up në kulmin e Pandemisë jua kalon të gjithave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?