Petrit Vasili: Do sjellim fakte si është abuzuar në mënyrë kriminale me energjinë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një intervitë për News24 foli për ngritjen e Komisioneve hetimore, krizën energjetike dhe çështjen Beccheti.

Vasili theksoi se LSI do të paraqesë me fakte dhe detaje se si është shpërdoruar në mënyrë kriminale energjia elektrike.

“Qindra dokumente kanë pasur mundësi të ndiqen mediatikisht. Ka një dakordësi për 25 prillin, gjithashtu është diskutuar për çështjen e inceneratorëve. Ndërsa çështja Beccheti, unë në emër të LSI-së jam prononcuar shumë gjatë. Por sot jemi në një moment të ri, tani presioni duhet të shkojë mbi drejtësinë shqiptare pasi kemi fajtorin të identifikuar që është qeveria shqiptare. Unë së bashku me LSI-në do të bëjmë presionin e përditshme ndaj SPAK, pasi ai duhet të veprojë, sepse dosja është e plotë dhe e qartë. Fajtorët duhet të shkojë para drejtësisë”, tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga intervista

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëdhënia LSI-PD?

Vasili: Problemi është i thjeshtë, përballja sy më sy me një qeverisje që shpërdoron çdo element të pushtetit. Sigurisht që u diskutuan tri çështje, por ka edhe opinione të ndryshme.

Çdo grup parlamentar ka të drejtë të ndërmarra kauza që i çmon të tilla. Çdo kauzë që s’ka kompromis apo prapaskenë është e mirëpritur.

Përse qeveria duhet ta shpikë krizën në një kohë që ka publikuar edhe planin se si do ta përballojë?

Vasili: Përpara se të shkojmë tek plani kemi dëgjuar se Shqipëria po përballet me një krizë. Madje dëgjuan që çmimet jo vetëm do rriten, por që edhe nuk do të ndryshojnë nëse kalon kriza. Si mund të gënjenin kaq fort, ku i gjithë viti energjetik thanë se kishte qenë më të mirët. Ngre pyetjen, cilat ishin premisat që ky shkaktoi këtë panik të madh publik?

Cili ishte përfitimi sipas jush?

Vasili: Për të justifikuar shpërdorimin korruptiv që OSHEE ka bërë, pikërisht për të mbuluar gropat e korrupsionit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?