Petrit Vasili: Dosja 184 dhe Drejtësia e Re si mburojë e llumit kriminal të Rilindjes!
Nga Petrit Vasili
Edhe me pesimisti lidhur me Drejtësinë e re ka mbetur i habitur, kur ka pare se si kjo Drejtësi e re pati kurajon kriminale qe te mos filloje hetimin për dosjen 184, apo thëne thjesht provën me kriminale te shitblerjes se votës nga Rilindja qe nga Rama, Ministra, Deputete e drejtore gjithfaresh.
E pati kurajon Drejtësia e re te mos filloje hetimin edhe duke pranuar zyrtarisht po vete prokuroria, qe shitblerja nga votës nga rilindja kishte ndodhur.
Katër vjet e me shume pas miratimit te Reformës ne Drejtësi dhe ngritjes se institucioneve te reja është zhgënjim i thelle qe e ashtuquajtura Drejtësi e Re është akoma kaq larg edhe Drejtësisë se Vjetër.
SPAK-u është sot kaq mbrapa dhe zhgënjyes dhe s’ka asnjë krahasim me Prokurorinë e dikurshme te Krimeve te Renda.
Prokuroria e Re është shndërruar ne një Mbyllëse e palodhur çështjesh dhe justifikuese e qeverise me e zellshme se qeveria vete.
Prokuroria e re është mjaft larg edhe Prokurorisë se dikurshme.
Dosjes 184 ja ka dhëne vërdatkan i gjithë populli, qe i ka dëgjuar me veshët e tij se si llumi i rilindjes u derdh ne Dibër për te blere vota e për te mobilizuar kriminele për te realizuar grabitjen qeveritare te votës.
Dosja 184 është e njohur ndërkombëtarësh edhe pas publikimeve te gazetës BILD dhe VOA.
Dosja 184 si dhe 339 u bene shkak, qe ne Kushtet për hapjen e Negociatave u shtua hetimi dhe dënimi i dosjeve te krimit elektoral.
Ky shqetësim madhor mbarepopullor dhe ndërkombëtar nuk u dëgjua vetëm nga veshët e Prokurorisë dhe SPAK-ut.
Çdo duartrokitje ne shqip dhe anglisht për ketë Drejtësi te re është akt armiqësor dhe kundërvënie ndaj te gjithë popullit shqiptar.
Drejtësinë e re dhe kapjen e saj e provojnë hapur dhe publikisht veprimet dhe mosveprimet skandaloze, te cilat kane rrënuar besimin e shqiptareve, qe prisnin vepra konkrete dhe jo krijimin e një mburoje mbrojtëse juridike për korrupsionin dhe krimin qeveritar te rilindjes.
Zhgënjimin ndaj Drejtësisë se Re nuk e mbulon dot asnjë deklarate propagandistike Ambasadoresh, te cilët për justifikuar miliona euro te hedhura dëm, duan me një insistim qesharak te shesin kallpin për flori.
Meqenëse Drejtësia e Re “nuk i pa dot”, shiheni vete dhe foton e kusarëve rilindës te votës ne Dibër te Dosjes 184, qe tashme i njeh gjithë Shqipëria dhe gjithë bota.