Petrit Vasili: Drejtësia është kthyer në një gërmadhe pas bombardimit rilindas

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se drejtësia është kthyer në një gërmadhe pas bombardimit rilindas për ta kapur me çdo kusht atë. Teksa ka renditur problemet, Vasili thekson se pandëshkueshmëria e qeverisë është ligjëruar dhe vendin po e shkatërrojnë krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsioni.

Postimi i plotë

Drejtësia gërmadhe pas bombardimit rilindas për ta kapur atë!

Swiss Digital Desktop Reklama

❗Gjykata të cunguara as me numër minimal gjykatësish.
❗Prokurori me një grusht prokurorë.
❗Dhjetra mijëra dosje, që nuk dihet nëse do tu vijë radha të shqyrtohen.
❗Gjykatës me 2500- 3000 dosje për shqyrtim.
❗Vonesa shumëvjecare në dhënien e drejtësisë.
❗Cilësi e ulët gjykimi dhe hetimi për shkak të volumit shumë të madh dhe numrit shumë të kufizuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa këta kavërdisin si në një vorbë çorbën e dështimin e tyre me kinse harta gjyqësore, që nuk i japin zgjidhje problemeve kritike, sepse mbi qytetarët bien të gjitha pasojat.

Pandëshkueshmëria e qeverisë është ligjëruar dhe vendin po e shkatërrojnë krimi i organizuar, trafiqet dhe korrupsioni, që ndihen më të qeta se kurrë.

Pranoni dështimin (accept the failure) shqiptare dhe ndërkombëtare, dhe gjeni rrugën për të shkuar te Reforma e 21-22 korrikut 2016. Drejtësia është kthyer në një gërmadhe pas bombardimit rilindas për ta kapur me çdo kusht atë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?