Petrit Vasili: Fakt, Edi Rama përgjegjës kryesor për rritjen e çmimeve
Politikë E Hënë, 14 Mars 2022 13:04
Nga Petrit Vasili:
Eshtë fakt: Edi Rama përgjegjësi kryesor për rritjen e çmimeve!
Edi Rama përpëlitet, dihat dhe mban recitime morale sepse është kapur me presh në dorë.
Edi Rama vetëm gënjen, kur thote se s’ka lidhje qeveria, por Rusia me rritjen e çmimeve.
Po kur çmimi i naftës nga 290 lekë që ishte përpara se të fillonin protestat kundër qeverisë, ra brenda ditës në 217 lekë, është e qartë edhe per me budallain se shkaku i rritjes së çmimit është vetëm Edi Rama dhe qeveria.
Se lufta nuk mbaroi në Ukrainë, që të justifikohej rënia e çmimit.
Edhe tha Edi që qeveria nuk ka çfarë ju ben privatëve për çmimin se është tregu i lirë dhe qeveria s’ka rol.
Pastaj ngriti task forcë bashkë me oligarkët dhe na doli që kishte rol dhe të madh bile.
Shumë thjeshtë, çmimi ra, sepse pazarit të qeverisë me oligarkët e naftës për të rritur çmimin e naftës i doli boja.
Edi Rama donte të mbushte arkën e qeverisë për të paguar inceneratorët, që të mos hapin gojën, të paguante edhe koncesionet, ndërsa oligarkët që të përfitonin miliona euro me sebepin e luftës.
Por kur maskarllëku ulet në krye të qeverisë të tilla mashtrime do dëgjojmë, por faktet nuk i luan topi.
Edi Rama me budallenjtë, që e rrethojnë çfarë presin më ?
Le ta organizojnë një proteste me parullën: “Faleminderit Edi, që na vodhe dhe na rrite çmimet”.
Edi do gëzohej shumë dhe do t’i përshëndeste protestuesit “përparimtare” dhe “europeiste” nga dritarja e zyrës së tij.
Edi do t’u premtonte atyre me gëzim, që çmimet do të rriteshin edhe shumë e më shumë nga luftërat të tjera, që do të ndodhnin në të ardhmen.
Dhe protestuesit do nxirrnin parullën tjetër: “Edi rriti çmimet sa të duash, ne do vdesim edhe nga uria, vetëm aman t’i mos u merzit”.
Dhe Edi sërish do t’i përshëndeste nxehtësisht nga dritarja e zyrës “viktimat e tij të dashura”