Petrit Vasili: Fronti opozitar fitues i zgjedhjeve, Rama kërkon mundësi pazaresh

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi gjatë një komunikimi me gazetarët, se heqja e koalicioneve parazgjedhore krijon mundësi për pazare paszgjedhore.

Këmbëngulja e mazhorancës për heqjen e koalicioneve sipas Vasilit bëhet pasi fronti opozitar është “de facto” fitues i zgjedhjeve të ardhshme.

“Farsa bie në tokë brenda pak sekondash, ajo e listave të hapura të Ramës, në parim një Kryeministër bashkë me ca të tjerë, që kanë qenë ata që vidhnin votën e qytetarëve, u bënin presion, e shisnin e blini, nuk mund të flasin në emër të popullit. Ky ishte vetëm pazar politik brenda Parlamentit, do bëjme sikur do hapim listat që të heqim koalicionet, sepse fronti opozitar është fitues “de facto” i ditur për tërë shqiptarët.

Të tërë pa përjashtim, promovuesit mashtrues të listave të hapura, u përpoqën të lidhin dy çështje pa lodhje, preferenca që brenda një partie të zgjedhësh edhe kandidatin me organizimin politik në koalicione, cili shqiptar u shqetësua për koalicionet? Askush. Pjesë e farsës që humbësit u lihen qytetarëve e fituesit i mbajnë kryetarët e partive, ky nuk është qëndrimi i opozitës.

Koalicionet parazgjedhore që janë përcaktim e të bërit politikë janë morali përballë pazarit të Ramës, të gjitha forcat që kanë objektiva të njëjta grupohen në koalicion, u thonë popullit që ne do u qeverisim në këtë mënyrë.

Rama thotë jo, ta lëmë këtë të dalë si të dalë, e një ditë pas zgjedhjeve, të fillojmë pazarin e të bëjmë numra për te qeverisur vendin.

Qytetarët duan koalicione të vërteta që ti dinë që përpara zgjedhjeve, pazarxhiu përballë do dhe votën ta japë me koncesion, donte ta numëronte votën me nëpunësit e tij, çdo shqiptar e ka të qartë që ky është i pazareve, opozita është e parimeve”, tha Vasili.

SHKARKO APP