Petrit Vasili i nxjerr videon Ramës: Mashtruesi gënjen për sistemin zgjedhor

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me debatin në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ku ai është dhe anëtar, duke akuzuar kreun e mazhorancës Edi Rama se mashtron me deklaratat e tij lidhur me sistemin zgjedhor.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku dhe ka publikuar një video ku shfaqet kryeministri Edi Rama në Kuvend teksa ankohet kundra BE-së që po e pengon të ndryshojë sistemin zgjedhor.

“Këta të paturpë gënjejnë aq shumë sa harrojnë edhe gënjeshtrat e tyre!(VIDEO).

Kryemashtruesi i qeverisë dhe zgjatimi i tij në Këshillin Politik thonë me gojën plot që nuk po ndryshojmë sistemin zgjedhor.

Çfarë gënjeshtarësh rruge!!

Shiheni VIDEON kur ky Kryemashtruesi i qeverisë ankohet kundra BE-së që po e pengon të ndryshojë sistemin zgjedhor.

Mashtruesa merruni vesh me njëri-tjetrin se e mori vesh gjithë bota që gjithë mortjen e keni nga koalicionet”, deklaron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP