Petrit Vasili: Jemi front opozitar. Kandidimi më vete i LSI, lëvizje taktike për të maksimalizuar votën
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh e kandidimi më vete i LSI në zgjedhje është lëvizje taktike për të maksimalizuar votën. “LSI do garojë e vetme në zgjedhje, ky ka qenë një vendim logjik pas një analize të detajuar. Ka qenë një vendim taktik, pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ka një marrëveshje me PD që është në fuqi dhe nuk lëviz, që është e 23 prill. Nuk ka asnjë diferencë me PD, me përjashtim të modelit taktik të kandidimit”,- u shpreh Vasili në emisionin “Opinion”.
Lidhur me qarqet e cilësuar të “vegjël”, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, Vasili tha se në Kukës do të përdoret një taktikë elektorale e ndryshme nga ato të zgjedhjeve të kaluara.
“Në Kukës do të kemi listën tonë të kandidatëve sepse kjo është detyrim i Kodit Zgjedhor, por do të kemi një taktikë elektorale mbështetëse për kandidatët e koalicionit që drejtohet nga Partia Demokratike”,- tha Vasili.