Petrit Vasili kujton 2 marsin 2020: Shqiptarët me në krye presidentin Meta i vunë gjoksin Sovranitetit dhe mbrojtjes së Kushtetutës
Nga Petrit Vasili
2 marsi ose Dita kombëtare e Sovranitetit!
Shkaku themelor i shtetit ligjor të rrënuar dhe tranzicionit asfiksues pa mbarim të Shqiperisë është destruktimi dhe copëtimi i Sovranitetit.
Shkaku që shqiptarët kanë 30 vjet në pluralizëm dhe vetëm largohen nga vendi është dëmtimi i kolonave të Sovranitetit.
Shkaku sepse lloj-lloj antipatriotësh, antishqiptarësh, arrivistësh dhe pazarxhinjsh qeverisin sot Shqiperinë është kafshimi i Sovranitetit.
Shkaku se pse edhe kufijtë e Shqipërisë janë sot të rrezikuar është pazari me Sovranitetin.
Shkaku se pse të huaj të çdo lloji bëjnë ligjin dhe kërkojnë të imponohen në Shqipëri është Sovraniteti i shitur.
Ndaj kuvendimi mbarëpopullor i 2 marsit i viti 2020 ishte një ditë historike vendimtare, kur shqiptarët me në krye presidentin e tyre Meta i vunë gjoksit Sovranitetit dhe mbrojtjes së Kushtetutës duke mbrojtur vendin nga shpërbërja shtetërore dhe rrëmbimi mafioz i Shqipërisë.
Shqipëria pa Sovranitet është një vend i zhbërë, i poshtëruar dhe plaçkë tregu në duar të çdo lloj horri politik dhe të mafies që rri pas atij.
Ndaj Sovraniteti është dhe mbetet themeli i ekzistencës, përparimit dhe integritetit tonë shtetëror dhe kombëtar.
Mbi Sovranitetin duhet vigjëluar çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë si garancia e perjetshme e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndaj dita e 2 marsit pa asnjë hezitim mund dhe duhet të quhet Dita Kombëtare e Sovranitetit.
Kjo ditë është dita e vigjilencës dhe apelit kombëtar për çdo shqiptar kudo që ai ndodhet në emër të Shqipërisë Sovrane ku çdo shqiptar është pjesë dhe mbrojtëse e saj.
Dita kombëtare e Sovranitetit, 2 marsi është apeli i krenarisë dhe përgjegjësisë së çdo shqiptari për atdheun tonë të përbashkët martir dhe shumë të çmuar.
Respekt përjetë 2 marsit demostrimit më madhështor të shqiptarëve të bashkuar rreth kauzës më të madhe asaj të Atdheut Sovran, krenar dhe një e të pandarë.