Petrit Vasili: Kush janë dhe pse s’dënohen ata që na humbën 140 milion euro për Bechetin?

Nga Petrit Vasili: 

Kush janë dhe pse s’dënohen ata që na humbën 140 milion euro për Bechetin dhe na flasin për reformën në drejtësi???Sa turp.

Qeveria dërdëllit gjithë ditën si triumfatore se zuri një lart e poshtë ndonjë kupon të padhënë për një kafe të pirë apo një shishe ujë në një bar kafe.

Vazhdojnë edhe dërdëllitjet e gezuara të qeverisë për gjobat që u kanë vënë bizneseve dhe mbylljen e disa prej tyre.

I kuptuam të gjitha këto, kuptuam edhe zellin fushator për ta bërë këtë edhe zhurmën e llamarinave mediatike të porositura nga qeveria.

Por po këta dërdëllitsa histerike le t’u tregojnë më parë shqiptarëve kush u dënua për 140 milione euro, që për shkak vetëm të qeverisë, shqiptarët duhet t’ja paguajnë Francesco Becchetit.

Kush është fajtori me emër e mbiemër që shqiptarët duhet të paguajnë 140 milion euro për Becchetin?

Këtë e thonë dot këta të qeverisë?

Po për dhjetëra gjyqe të tjerë që po humbën dhe të tjerë që janë duke u humbur dhe dhjetëra milionë euro që duhen humbur, kush është fajtori me emër e mbiemër e thonë dot këta?

Janë edhe dhjetëra milionë të tjerë që janë paguar tashmë e po paguhen për shkak të gjyqeve që qeveria ka humbur e humb për shkak të veprimeve të saja mafioze.

Kanë ndonjë përgjigje nga këta të qeverisë se kush janë fajtorët me emra e mbiemra për këto qindra milione euro apo dhjetëra miliarda lekë që humbën?

E kush i beson këta në këtë komedi kundër informalitetit kur informaliteti sa një mal është në krye të qeverisë.

Qeveria ju përlan shqiptarëve dhjetëra miliardë kupona përditeë me qindra milionë eurot e Becchetit, pastaj bën sikur lufton informalitetin me disa dhjetëra kupona kafeje nëpër klubet e Shqipërisë.

SHKARKO APP