Petrit Vasili: Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese nën akuzë! Çështje për Presidentin as ka pasur dhe as nuk ka

Nga Petrit Vasili

Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese nën akuzë!!
Çështje per Presidentin as ka pasur dhe as nuk ka.
Por sot përpara gjithe shqiptarëve ka dy çështje shumë të rënda, që janë themelore për të mbrojtur ekzistencën e vetë shtetit Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese:

1.Kuvendi i kompromentuar dhe implikuar tërësisht në krim shtetëror përmes mashtrimeve e falsifikimeve për të përmbushur qëllimet politike të Edi Ramës.

2.Gjykata Kushtetuese, e cila ka kompromentur shumë rëndë rolin dhe detyrën e saj, pasi nuk ndërpreu menjëherë seancën kur u njoh me krimin e konsumuar nga Kuvendi dhe nuk kërkoi hetimin dhe ndjekjen penale për këtë falsifikim, që synonte manipulimin e çështjes dhe vënien e shtetit nën kontroll nga mafia politike.
Me mosveprimin e saj Gjykata Kushtetuese u bë pjesë dhe mbështetje e manipulimit me të madh me qëllim kapjen mafioze të shtetit, që historia e pluralizmit ka parë.
Kuvendi i Shqipërisë ka prekur fundin dhe nga insitucioni ligjvënës, që duhej të ishte shembull në respektin ndaj ligjit është shndërruar në të kundërtën e tij pra në falsifikues e manipulator të ligjit për qëllime mafioze politike.
Ndaj këtij Kuvendi me integritet totalisht të  rënë do kërkojmë nisjen urgjent të një Komisioni Hetimor për zbardhjen e përgjegjësive të mëdha, që rëndojnë mbi të si dhe përgjegjësve konkrete nga Kryetari i Kuvendit deri tek punonjësi i fundit
Të gjithë deputetet, që vërtet janë kundër veprimeve mafioze Edi Ramës duhet ti bashkohen nismës për Komision Hetimor dhe duhet ta firmosin atë.

SHKARKO APP