Petrit Vasili: Liberalizimi i vizave në rrezik!

Nënkryetari dhe deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ngre alarmin se liberalizmi i vizave është në rrezik. Teksa ka publikuar deklaratën e EUobserver i cili disponon një dokument ku thuhet se Bashkimi Evropian po sheh mundësinë e rikthimit të vizave në Ballkan, Vasili hedh akuza ndaj Ramës.

“Edhe një arritje kaq e rëndësishme për çdo shqiptar siç ishte liberalizimi i vizave rrezikohet të humbasë seriozisht për shkak të Rames dhe rilindjes”, shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Postimi i plotë: 

Liberalizimi i vizave në rrezik!! Me Ramën në qeveri vetëm lajme të këqia vijnë për shqiptarët. BE po sheh mundësinë e rikthimit të vizave!! Edhe një arritje kaq e rëndësishme për çdo shqiptar siç ishte liberalizimi i vizave rrezikohet të humbasë seriozisht për shkak të Rames dhe rilindjes. Shteti rilindas i propagandës vetëm shkatërron!!

SHKARKO APP