Petrit Vasili: Ligji i dekriminalizimit, prova e sinqeritetit
Në fjalën e tij si përfaqësues i LSI-së, deputeti Petrit Vasili, është shprehur se LSI-ja kërkon konsensusin që ky ligj të miratohet, se vetëm kështu politika e vendin tonë do të ecë përpara. Më tej Vasili ka shtuar se:"Kemi kultivuar engjëll në opozitë dhe djaj në mazhorancë, por kjo ka ardhur sepse ne bëjmë aksin, rregullojmë shtetin. Nuk mund të ketë një qeverisje të mirë pa një opozitë të mirë. Edhe në nismat që marrin e për sa kohë qytetarët nuk kuptojnë atë që ne bëjmë, politika ka humbur peshën e fjalës".
Më tej, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka bërë një lidhje sesi duhet që parlamentet, si vendi jonë që ka qeveri dhe opozitë, duhet të bashkëpunojnë e të ketë konsensus në të tilla nisma, që mbrojnë qytetarin. "Në çdo vend parlamentar, ka mazhorancë dhe opozitë, por që të dyja duhet të punojmë për të lulëzuar vendin. Konsumi i këtij debati ka kaluar, kemi dhënë sot të gjithë, së bashku një mesazh që ky ligj do të aprovohet. Kjo do të jetë një provë e sinqertë e që efektet e saja do të jetë të qarta, efektive"-shton Vasili.
"Konsensus mbi konsensus nuk do ketë. Kjo është prova e sinqeritetit. Ne jemi këtu për të rikthyer, forcën e politikanit, sepse politika mund të jetë e cenuar si në mazhorancë e si në opozitë. Ky ligj tregon një simbolikë, ky ligj u jep atyre që nuk kanë dinjitozë, të kuptojnë që nuk e kanë vendin në këtë kuvend. Duhet të bëjmë një ndarje për ata që debatuam, është një gjë që nuk na lë për të zhvilluar këtë ligj. Nëse e shohin reformën e drejtësisë e shohim të gjithë së bashku, mesazhi që do të përcjellim në publik, se politika është me dinjitet. Reforma e drejtësisë, duhet të ketë konsensusin por jo si ky i dekriminalizimit sepse një vit iku kot. Në emër të grupit të LSI-së, ne ju bëjmë thirrje që ligjin e dekriminalizmin, që ne të ecim përpara, kemi humbur shumë kohë", ka përfunduar fjalën e tij, duke dhënë edhe një herë mesazhin që duhet të ketë ky ligj.
Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

