Petrit Vasili: Maskat me detyrim! Apo për t’i shitur maskat një kompanie që ka mbushur magazinat?!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reagur sërish lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen me detyrim të maskave në ambientet publike. Vasili krahas videos që ka publikuar në rrjetin social Facebook shtron pyetjen se mos ky vendim po bëhet për të shitur miliona maska të ndonjë kompanie pranë qeverisë, pasi bie në kundërshtim më deklaratat e kryeministrit në foltoren e Parlamentit ku u bënte thirrje qytetarëve që të mos harxhonin para për të blerë maska.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
A mund të merret seriozisht ky bufon i paditur dhe i paaftë?
Sot po ky kërkon maska me detyrim dhe bëhet qepaze përpara njerëzve.
A paraqitet rastësisht si budalla?
Apo mos bëhet kjo për të shitur miliona maska të ndonjë kompanie pranë qeverisë??

SHKARKO APP