Petrit Vasili: Mesazhi i Yuri Kim është i qartë për reformën zgjedhore
Nga Petrit Vasili
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim shumë e qartë, parimore dhe e drejtpërdrejtë lidhur me reformën zgjedhore.
Koha e lojërave anti-popull dhe anti-atdhe të Edi Ramës ka mbaruar.
Shqipëria e para!
Lexoni raportimi e Zërit te Amerikës sot.
VOA Raporton:
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin Neës24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.
Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.
“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim.
KOHA JONË SONDAZH

