Petrit Vasili, pas mbledhjes, thotë: Jemi në një linjë me LU dhe Vlahutin

Prononcimi për median i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit_Vasili‬

 Vasili, sapo mbaroi mbledhja e Grupit Parlamentar të LSI-së, ku të pranishëm ishin edhe Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

Cili ishte premtimi që morën dy ambasadorët nga grupi juaj parlamentar lidhur me reformën në drejtësi?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk besoj se shtrohet çështja për të dhënë ose jo një premtim, pasi qëndrimi i grupit parlamentar të LSI-së ka qenë shumë i qartë dhe pa asnjë ekuivok, pra në mbështetje të saj në mënyrë të veçantë në këtë moment drejt përfundimit të kësaj reforme, pasi kemi një draft që është hartuar në Komisionin e Venecias dhe është mbështetur dhe mbështetet sistematikisht nga EURALIUS dhe OPDAT.

Swiss Digital Mobile Reklama

Praktikisht jemi në rrugën e duhur, kemi asistencën e duhur nga pikëpamja profesionale dhe paanshmërinë e plotë nga ana politike. Kemi të gjithë përbërësit e duhur politikë dhe juridikë për të ecur përpara në këtë reformë të shumëpritur. Sigurisht, sot ishte një mundësi për një komunikim të drejtpërdrejtë me të dy ambasadorët e dy aleatëve tanë, partnerëve tanë strategjikë të pazëvendësueshëm sot dhe për një kohë shumë të gjatë, që janë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E vlerësoj pozitivisht këtë komunikim, pasi ambasadorët kanë komunikuar dhe komunikojnë me krerët e partive, por është më së miri ky komunikim i drejtpërdrejtë me të gjithë deputetët, të cilët do të jenë dhe votues të kësaj reforme, për të përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta, ndjeshmëritë politike, momenti shumë i veçantë, që lidhet me integrimin evropian, por mbi të gjitha dhe kryesorja ishte mbi atë pritshmëri të lartë që shqiptarët kanë për një reformë të munguar dhe të kalçifikuar prej 25 vitesh.
Kështu që mendoj që nga sot jemi shumë të qartë, partnerët tanë, por edhe ne, që reforma duhet të përmbyllet. Nuk besoj se ka asnjë moment të saj të pakapërcyeshëm dhe asistenca edhe e përhershme tashmë sistematike e dy misioneve që përfaqësojnë të dy partnerët tanë strategjikë, qoftë EURALIUS, qoftë OPDAT lehtëson së tepërmi. Është një ndihmë e jashtëzakonshme, e drejtpërdrejtë, konkrete dhe monitoruese e vazhdueshme për të kaluar dhe ato ngërçe dhe mosbesime politike, që kanë qenë karakteristike në politikën shqiptare.

Dhe së bashku me partnerët tanë, besoj se në këtë moment të rëndësishëm, por edhe të vështirë, i kemi të gjitha mundësitë më së fundmi jo vetëm ta kalojmë, por edhe sesioni parlamentar që është në zhvillim, të përfundojë besoj me një rezultat më të rëndësishmin e tij, jo vetëm si sesion dhe si legjislaturë, por dhe shumë legjislatura, duke pasur draftin ndryshimeve për t’i hapur pastaj rrugën mjaft të rëndësishme, por jo më pak të lehtë, të hartimit të ligjeve përkatëse në zbatim të tyre.

Lëvizja Socialiste për Integrim ( LSI ) - Faqja Zyrtare's photo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?