Petrit Vasili: Propogandë neveritëse e Edi Ramës. Edhe kripën e hedhin me dorë!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka folur sot lidhur me situatën mjaft problematike ku ndodhen rrugët e vendit prej disa ditësh tashmë.

Në një konferencë për mediat, Vasili ka sjellë edhe disa pamje, ku duken punëtorët e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, që edhe kripën e hedhin me pikatore, me dorë. Nuk kanë lopata, e as mjete të tjera për të cilat janë fituar me tenderime miliona euro nga miqtë e Rilindjes. Po kështu Petrit Vasili nxori edhe një foto, të publikuar nga Rilindja, në të cilën shikohet një infermiere sikur i shërben popullit në mes të borës e rrugës! Por edhe kjo foto është bërë për propagandë, sepse po ia maste gabim tensionin në mes të rrugës.

“Kjo është propaganda neveritëse e Edi Ramës”,- thotë Vasili.

 

SHKARKO APP