Petrit Vasili publikon videon: Skandali i Ramës në Beodrad

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një video ku sipas tij tregon skandalin e Ramës në Beograd.

“Rama deklaroi në Beograd se nuk ka më kohe të presë Europën. Pra Europa ka kohë dhe na pret dhe i mban dyert hapur kurse ky kryeministri nuk paska kohë. Europa ka pasur durim edhe kur ky bllokonte për tre vjet integrimin për një kryetar qarku në Fier. Europa ka durim edhe sot që po ky kryeministër prej gjashtë vjetësh bllokon integrimin duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës”. shkruan mes të tjerash Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Skandali i Ramës në Beograd.

Rama deklaroi në Beograd se nuk ka më kohe të presë Europën.

Pra Europa ka kohë dhe na pret dhe i mban dyert hapur kurse ky kryeministri nuk paska kohë.

Europa ka pasur durim edhe kur ky bllokonte për tre vjet integrimin për një kryetar qarku në Fier.

Europa ka durim edhe sot që po ky kryeministër prej gjashtë vjetësh bllokon integrimin duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës.

Shikojeni VIDEON dhe e kuptoni që hapja e negociatave ka vetëm një pengese dhe një fajtor ky është vetëm kryeministri

SHKARKO APP