Petrit Vasili: Qeveria njësh me oligarkët dhe del hapur kundër FMN-së

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pas deklaratës më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili edhe njëherë FMN i tërheq “veshin” qeverisë për koncensionet.

Në deklaratën e fundit pas vizitës 2 javore në Shqipëri të misionit, FMN tregohet skeptike me projektet e Partneritetit Publik Privatë pasi mbartin shumë risqe fiskale në kurriz të publikut ndaj edhe i kërkon qeverisë që të bëj një ndarje më të saktë mes shtetit dhe privatit.

Duke marrë shkas kjo situatë, përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se qeveria është bërë njësh me oligarkët duke i dalur hapur kundër FMN-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria behet njesh me oligarket dhe del hapur kunder FMN.

FMN eshte shume e qarte kur thote te ndalen koncesionet.

Por qeveria e shnderruar ne bisht te oligarkeve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thote prere FMN.

FMN eshte perseri e qarte në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se “administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.

Qeveria e bere njesh me oligarket me te cilet ka bere gati koncesionin per mbledhjen e TVSH as qe pyet as per FMN dhe as per mijera bisnese qe mbyllen e mijera njerez, qe mbeten pa buke.

Oligarket dhe qeveria trashen dhe vegjelia thahet.

Shqiptaret jane pa drejtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?