Petrit Vasili: Rama dhunon haptazi ligjin, kap edhe ekspertizën shkencore për pandeminë
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se kryeministri Rama po dhunon haptazi ligjin duke kapur edhe ekspertizën shkencore për Pandeminë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se Komiteti i ekspertëve duhet të drejtohet sipas ligjit nga ekselenca mjekësore dhe jo nga Edi Rama.
Postimi plotë i Petrit Vasili:
Rama dhunon haptaz ligjin, kap edhe ekspertizën shkencore për Pandeminë!!
Kryeministri, Ministrja, Zv.Ministrja dhe ca ekspertë, ky ishte Komitet Politik dhe jo Komiteti i Ekspertëve. Cfarë turpi!
Edi Rama kap edhe ekspertizën shkencore për Pandeminë duke bërë copë-copë ligjin “Për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse”.
Inkuizicion mendimit të shkencës dhe teknikëve për hesap të politikës së ditës të Edi Ramës.
Vetëm e vetëm një epidemiolog në gjithë grupin.
Flasin për pandeminë dhe ka vetëm një epidemiologe(S.Bino) kur duhej te ishte totalisht e kundërta.
Komiteti i ekspertëve duhet të drejtohet sipas ligjit nga ekselenca mjekësore dhe jo nga Edi Rama.
Komiteti diskuton mes vetes dhe prodhon opinione dhe propozime shkencore të pavarura, që qeveria megjithë Ramë brenda duhet t’i zbatojë.
Komiteti i ekspertëve u shndërrua në Komitet Partie.
Po çfarë kërkon LIGJI Nr. 15/2016
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.
Ne Nenin 24 pika 7 dhe 8 te Ligjit percaktohet ne menyre taksative :
“7. Veprimtaria e grupeve të ekspertëve bazohet në parimet e ekselencës, pavarësisë,
paanësisë dhe transparencës”.
“8. Çdo ekspert duhet që, përpara çdo vlerësimi, të plotësojë një deklaratë të konfliktit të
interesit dhe përkushtimit, duke përfshirë këtu çdo aktivitet, pozicion, rrethanë ose fakte që
përfshijnë interesa të lidhur, në mënyrë direkte apo indirekte, me atë që ai do të kryejë, në
mënyrë që të identifikohen interesat që mund të konsiderohen të dëmshme për pavarësinë e këtyre ekspertëve.”