Petrit Vasili: Rama paguan qindra mijë euro për komentues në Facebook, SPAK rri e vështron
Nga Petrit Vasili
Skandali! Rama paguan qindra mijëra euro rroga komentues FB dhe SPAK që rri e vështron!
E turpshme dhe e dënueshme, por e vërtetë!!
Vetëm Rama paguan me rrogë edhe 25 ndihmësa, perveç 5 keshilltarëve, pra mijëra euro çdo muaj.
Veliaj paguan 22 keshilltarë për vetë serish mijëra euro çdo muaj.
Mijëra e mijëra servilë të tjerë paguajnë vetëm që të bëjnë komente debile për postimet në FB të Ramës dhe Veliajt.
Mijëra e mijëra të tjerë nëpër ministri e bashki shqyejnë miliona euro rroga për të mos bërë asgjë.
Dhjetëra milionë dollarë nga gjaku dhe djersa e shqiptareve shkojnë dëm për të paguar ketë ushtri servilësh dhe debilash.
Gazetarë dhe artistë, që shesin lart e poshtë mender paanësinë e tyre dhe ku më së fundi u mor vesh qartë e me fakte, që vetëm lëpijnë sahanët e qeverisë dhe pastaj lëshohen nëpër tv që të justifikojnë sahanlëpirjen dhe rrogen e tyre. Ptu çfarë neverie!
Tashmë i madh dhe i vogël e dinë që drejtësia është kapur nga rilindja.
Nëse SPAK-u nuk do të ishte i kapur, do të kishte vajtur me vrap në zyrat e shtetit.
Dhe duke filluar nga Rama dhe Veliaj do t’u kishte bërë hatanë këtyre, që shqyejnë paratë gjakun e djersën e shqiptarëve për të paguar lloj soj debilash e servilësh, që t’u bëjnë fresk.