Petrit Vasili: Rama po bën pazar të ndyrë me Bordin e Transparencës për karburantet

Nga Petrit Vasili

Skandali. Prej tre javësh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI për heqjen e taksave të naftës!(DOKUMENTI).
Kuvendi i Shqipërisë me shpejtësi rrufeje ndryshon Kushtetutën dhe miraton Akte Normative prej dhjetëra e qindra milionë euro sa herë që i kërkon qeveria.
Por në këto ditë tepër të rënda për qytetarët po ky Kuvend bllokon prej javësh projektligjin e paraqitur nga unë në emër të LSI për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit nga karburantet duke ulur në këtë mënyrë çmimin.
Pra ky Kuvend i rrëmbyer nga rilindasit dhe që telekomandohet nga oligarkët dhe Edi Rama me deputetet rilindas është kthyer thjesht në një çirak dhe përfitues prej tyre.
Turp dhe faqe e zezë, që Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyrë të Bordit të Trasparencës dhe nuk voton ligjet, që ndihmojnë popullin për të ulur çmimet e karburanteve.

SHKARKO APP